Përgjimi i Artan Lames, Basha: Akt kriminal, Edi Rama pas 25 prillit do t'ju shembë shtëpitë

Politikë

Përgjimi i Artan Lames, Basha: Akt kriminal, Edi Rama pas 25 prillit do

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për përgjimin publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku drejtori i Kadastrës përdor legalizimet për fushatë. Basha nga Kamza e ka cilësuar këtë si akt kriminal.

“E dëgjuat si drejtori i Kadastrës me porosi të Ramës udhëzon që të shkojë derë më derë se do tua bëjmë legalizimin për vota, por në fakt nuk do tua bëjnë.

Ky është një akt kriminal sepse çdo shtëpi nga ato qindra mijëra që ai do ti prishë pas 25 prillit është sakrifica e jetës dhe familjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Premton legalizim kur në fakt qëllimi është tua prish pas zgjedhjeve vetëm që t’ju marrë votën me mashtrim.

Ky është Edi Rama i vërtetë, që vetëm pak metra më tej firmosi legalizimin falas.

Kjo është politika që shkatërroi vendin. Le ta marrë përgjigjen nga Kamza, dhe gjithë Shqipëria.

Me 25 prill do ta largojmë duke votuar numrin 9 për të përfunduar procesin  e legalizimit. Për të gjithë ata që meritojnë dhe do të kenë me planin tonë përfundimin e këtij procesi.Ora e ndryshimit nuk ka të ndalur,” tha Basha.

ME TE LEXUARAT