“Përbaltë heroin e lavdishëm”/ Berisha-Kryeministrit: Jep dorëheqjen. Qeverisja jote nuk u shërben qytetarëve

Politikë

“Përbaltë heroin e lavdishëm”/ Berisha-Kryeministrit:

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim online me qytetarët, ku ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e vënë theksin te qëndrimet e tij ndaj figurave historike, përdorimi i simbolikave publike dhe mënyra e qeverisjes.

Gjatë komunikimit, Berisha ka përmendur disa raste që sipas tij tregojnë standarde të dyfishta në vendimmarrje dhe në trajtimin e çështjeve publike.

“Paktën në një rast, Rama kishte shkuar në Internacionalen Socialiste të mbledhur në Teheran nga Ahmedi Nexhati.”-tha krydemokrati.

Ai ka vijuar duke komentuar edhe çështje të tjera që lidhen me vendime të qeverisë dhe figura publike.

“Shpall një zonjë non-grata sepse ka marrë një medalje si lexuese e Kuranit në një konferencë fetare.”-shtoi Berisha.

Në vijim të bashkëbisedimit, Berisha është ndalur edhe te debati për figurat e UÇK-së, duke përmendur rastin e gjeneralit Tahir Sinani dhe reagimet ndaj simboleve të luftës.

“Arritën të përbaltin një nga heronjtë më të lavdishëm të luftërave shqiptare për liri, Tahir Sinanin.”-theksoi kreu demokrat.

Ai ka komentuar gjithashtu edhe imazhin publik të kryeministrit, duke e lidhur me mënyrën se si ai shfaqet në rrjetet sociale dhe në publik.

“Ti nuk ke të drejtë morale ta bësh këtë. Mund të vendosësh çfarë të duash, por kjo tregon mënyrën si e trajton realitetin.”-vijoi Berisha.

Gjithashtu, Berisha ka bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë. Është një qeverisje që nuk i shërben qytetarëve.”-përfundoi Sali Berisha.

ME TE LEXUARAT