Pensionet, në zarfe/ Rama: Në posta ka grupe kriminale, do kalojnë në banka
Kryeministri Edi Rama denoncoi postat për shpërndarjen e pensioneve.
Rama tha se në posta janë krijuar grupe kriminale që merrnin pjesë nga pensionet e moshave të treta, duke përfituar nga shpërndarja me zarfe.
Kreu i qeverisë deklaroi se në vitin 2024 do të bëhet e mundur që pensionistët t’I marrin pensionete tyre me kartë në banka.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Akoma sot në 2023 pensionet merren në zarf dhe pastaj dalin grupe kriminale brenda postës siç ishte një grup diku lart. Grupe të organizuar brenda postës që merrnin pjesën e tyre. Zarfet që shkojnë me korrierë paguhej korrierë pafund me një sistem që kemi pasur një aleat të vogël. Kishim dikur një aleat të vogël që tha se do bëhej më i madh se PS dhe këta korrierët e postës do t’i përdorin ppëre partinë e vet. Ne do e fillojmë tani projektin pilot dhe ne pensionistëve do u japim kartën e tyre dhe pensioni i tyre do të jetë në bankë dhe kudo ku shkojnë do të përdorin kartën e tyre. Do na mërziten bankat”, theksoi kryeministri.