PDIU i dha “ok” marrëveshjes me Italinë për emigrantët, Mesila Doda: Ndihmuam një shtet mik
Marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë mori dritën jeshile edhe nga Kuvendi ditën e sotme.
Marrëveshja u miratua me 77 vota pro. Por teksa mungonte kreu i qeverisë Rama dhe dy deputetë të tjerë socialist mungonin në seancë, marrëveshja mori tre vota të PDIU-së.
Deputetja e PDIU, Mesila Dode, ka folur për mediat, ku ka treguar arsyen se përse i dha dritën jeshile. Marrëveshjes.
“Ishim pro marrëveshjes. Bëhet fjalë për një shtet mik, një shtet fqinj, që është në një moment krize. Ne mund të ndihmojmë për një problematike të tyre, dhe duhet të jemi në krah të tyre. Nuk bëhet fjalë të mbështesim individë që mund të jetë Fredi Beleri, por një shtet mik”, tha ajo.