PD publikoi foton e tij me personin që plagosi demokratin, reagon kryebashkiaku i Kavajës

Politikë

PD publikoi foton e tij me personin që plagosi demokratin, reagon

Ditën e sotme Partia Demokratike publikoi një foto ku kryebashkiaku i Kavajës Redian Krali, ishte i ulur në të njëjtën tryezë me Ndriçim Jonuzin, person ii cili ditën e djeshme plagosi në Kavajë një aktivist të Partisë Demokratike.

Kryebashkiaku Krali ka reaguar për këtë ngjarje në emisionin “Breaking”, ku është shprehur se ajo që ndodhi nuk ishte për motive politike, ndërsa nuk e ka komentuar njohjen me autorin e ngjarjes.

“Unë zgjedh të mos e komentoj videomesazhin dhe për këdo që jeton në qytet, e njeh më së miri. Janë bashkëqytetarët e Kavajës që e njohin të gjithë. Sinqerisht, kemi një fushatë model, shumë të qetë. Është krejt normale, asnjë lloj problemi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne kemi një fushatë qytetare, nuk e kemi në natyrë të krijojmë incidente. Mohoj në mënyrë kategorike që ngjarja të ketë nuanca politike. Dëshmitarët kanë deklaruar se ishte rastësi, nuk e di pse e kanë bërë publike”, tha Krali.

ME TE LEXUARAT