PD flet me emra: Skema, si po pastrohen paratë e Ndanghetës në Tiranë

Politikë

PD flet me emra: Skema, si po pastrohen paratë e Ndanghetës në

Partia Demokratike me raportin e Ministrisë së Brendshme italiane në dorë ka akuzuar se në Tiranë po pastrohen paratë e mafies. Akuza kryesore shkon për Erion Veliajn.

“Ndragheta dhe mafia shqiptare bashkëpunojnë për të pastruar 1.3 miliard euro në sektorin e ndërtimit”. Erion Veliaj, nismëtar i kontratës me kompanitë e Ndanghetës. SPAK nuk heton, por rri e vështron” deklaroi Balliu.

Shefi i Organizimit në PD flet edhe me kompani konkrete. “Në 2016 Kryebashkiaku Veliaj ftoi kompanitë e Flavio Tosit dhe të miqve të tij, të cilët merreshin me pastrimin e qytetit të Veronës në Tiranë dhe lidhi kontratë të njëjtë, më të njëjtët aktorë dhe me të njëjtat kompani pastrimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kështu lindi Eco Tirana. Më pas Flavio Tosi dhe pronarët e kompanisë Amina dhe AGSM Holdings do të arrestoheshin për lidhje me organizatën kriminale Ndrangheta.

Pavarësisht arrestimit të pronarëve të kompanisë, në Tiranë nuk ndodhi asgjë. Veliaj si nismëtari i kontratës me kompanitë e Ndanghetës nuk u hetua kurrë. 

Përsëri në Janar të 2018 antimafia italiane arrestoi 50 persona ku përfshiheshin politikanë, zyrtarë, biznesmenë, mes tyre disa shqiptarë” thotë ai.

ME TE LEXUARAT