PD-ASHM, kërkesë urgjente KQZ-së për mos certifikim të rezultatit të votave të Diasporës!
Partia Demokratike i ka nisur një kërkesë urgjente Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikim të rezultatit nga vota e diasporës dhe auditim të procesit të votimit nga jashtë vendit.
Kërkesa është nënshkruar nga Franc Nuri, përfaqësuesi i PD-ASHM pranë KQZ-së. Komisioneri për Diskr*minimin: Gjuha e urre*tjes në fushatat zgjedhore, tendencë e përsëritur dhe shqetësuese
Me anë të shkresës PD-ASHM kërkon që auditimi të realizohet nga ekspertë të pavarur dhe të paangazhuar në ndonjë institucion shtetëror apo politik.
Gjithashtu në shkresë theksohet se konsiderohet e domosdoshme që KQZ-ja të ndërmarrë hapat urgjentë, veçanërisht në shtete si Greqia.