Pas humbjes më 11 Maj, Dash Shehi jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar
Pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, Dash Shehi ka dhënë dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar.
Në një konferencë për mediat ditën e sotme, kreu i këtij koalicioni tha se mban përgjegjësi për humbjen në zgjedhje.
“Këto zgjedhje ishin një farsë mes PD dhe PS. Listat e mbyllura, votat e diasporës dhe mungesa e komisionerëve nxori këtë rezultat. Ndryshime kushtetuese, rishikim i reformës territoriale dhe reforma zgjedhore do të kërkojmë këto ndryshime, në të kundërt do të vazhdojmë me këto rezultate.
Zgjedhjet i humbëm prandaj gabimet e mia dje prandaj largohem, i hap rrugë të tjerëve. Nga gjithë zgjedhjet pati një element pozitiv, partitë të reja e çan rrethimin dje bravo i qoftë. Uroj të prodhojnë një sinergji politike më të mirë. Vetëm kjo është e mira këtyre zgjedhjeve”- tha ai.