Pas dorëheqjes së Bamir Topit, FRD mbledh Asamblenë Kombëtare, zgjedh drejtuesin e ri të partisë

Politikë

Pas dorëheqjes së Bamir Topit, FRD mbledh Asamblenë

TIRANE
Sali Shehu do te jetë kreu i ri i partisë ‘Fryma e re demokratike’ deri në zgjedhje, pas dorëheqjes së Bamir Topit nga drejtimi i saj.

Shehu u zgjodh sot në krye të FRD-së, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtarë të partisë, e cila pranoi gjithashtu dorëheqjen e z. Topi. Më herët Sali Shehu mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të FRD-së.


Ndër të tjera gjatë mbledhjes antarët e Asamblesë se FRD-së miratuan politikisht në unanimitet të plotë kaolicionin me PD-në, për zgjedhjet e 25 prillit.

Kryetari i ri i FRD-së, Shehu i bën thirrje gjithë shqiptarëve, në mënyrë të vecantë antarëve të Frymës së Re Demokratike, të mbështesin kaolicionin Aleanca për Ndryshim si e vetmja alternativë e integrimin të Shqipërisë në Evropë.

ME TE LEXUARAT