"Papa Francesku flet me dashuri për shqiptarët", Rama mesazh pas takimit në Vatikan

Politikë

"Papa Francesku flet me dashuri për shqiptarët", Rama mesazh

Kryeministri i Shqiperise Edi Rama i shoqeruar nga bashkeshortja Linda Rama dhe djali i tyre Zaho, eshte takuar ne Vatikan me Papa Frenceskun.

Pas ketij takimi Rama shperndau ne rrjetet sociale foto dhe nje shenim ku theksoi se kreu i Vatikanit flet me dashuri per Shqiperine dhe Shqiptaret.

Postimi i Rames:   

Papa Françesku flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme, ruan të freskët kujtimin e vizitës së tij të parë jashtë Vatikanit në Shqipëri, shpreh mirënjohje për rolin e Shqipërisë si faktor paqeje në rajon, po edhe si një vend e një popull model solidariteti njerëzor, qysh me shpëtimin e hebrenjve e deri në ditët tona me mikpritjen për refugjatët afganë dhe përcjell bekimet e tij për të gjithë shqiptarët, duke përshëndetur gjithashtu bashkëpunimin më të ri mes Selisë së Shenjtë dhe Qeverisë Shqiptare, për krijimin e destinacionit të pelegrinazhit me përmendoren e me tempullin kushtuar Shenjtores Shqiptare, Nënë Tereza, në Tiranë

ME TE LEXUARAT