Panairi “Art dhe Zeje 2023”, Rama: Sfida jonë është ta kthejmë nga risi në shkolla, në traditë

Politikë

Panairi “Art dhe Zeje 2023”, Rama: Sfida jonë është

Nxënësit që kanë talent në mjeshtërinë e të punuarit me dorë kanë marrë pjesë në Panairin Kombëtar të Shkollave ‘Art dhe Zeje 2023’. I pranishëm ishte dhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili pa nga afër punimet artizanale dhe artistike të nxënësve që u mblodhën nga të gjithë zonat e Shqipërisë në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit dhe falenderoi ata që e bënë të mundur të ndodhë këtë panair. Më tej, kreu i qeverisë shtoi se sfida e tyre është që këtë program ta zgjerojnë edhe në shkolla të tjera, në pjesëmarrje dhe në gamën e disiplinave.

“Sfida jonë është që programin ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera, edhe në pjesëmarrje edhe në gamën e disiplinave, dhe ta bëjmë një program që nga një risi të kthehet në traditë dhe në një hapësirë ku të gjithë ju, ata si ju, ata që janë pjesë e këtij procesi të arsimimit dhe edukimit në shkollat tona të mund të kenë kushtet, mësuesit për të zhvilluar talentet e tyre por edhe për t’u njohur me rrugë të tjera të eksplorimit të vetvetes dhe shijes, të traditës tonë dhe po ashtu edhe për t’u njohur me eksperienca krejt të reja që kanë të bëjnë me artinn dhe zejet,m me historinë e përbashkët botërore dhe të përveçme shqiptare.”, tha kryeministri Rama.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT