“Olsi Rama te Xibraka”/ Meta: Në krye qëndron kryeministri, i vëllai është derivat

Politikë

“Olsi Rama te Xibraka”/ Meta: Në krye qëndron

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar dokumentet e Gazment Bardhit që implikonin Olsi Ramën, vëllain e kreut të qeverisë Edi Rama, në klanin e laboratorit të kokainës së Xibrakës.

Në një intervistë për News24, Ilir Meta deklaroi se “ky është në narkoshtet”, duke shtuar se në krye qëndron kryeministri Edi Rama.

“Është vetë ai, vëllai është derivat, një instrument”, theksoi kreu i Partisë së Lirisë, duke shtuar se: “E keni parasysh sa kryetar bashkish, deputetë ishin me këto probleme.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ilir Meta: Nuk e kam pasur këtë dosje, varet kur është ofruar. Ka qenë diçka e diskutuar në publik, e thënë me qindra herë në publik. të gjithë e dinë që ky është një nakro shtet dhe në krye qëndron Rama.

Është një fakt që kryeministri duhet të raportojë për luftën kundër drogës, kurrë kjo gjë nuk ka ndodhur sepse kemi të bëjmë me një prioritet të qartë të Rilindjes, është narkoekonomia, ekonomia e kullave, resorteve që rrit çmimet e banesave nga pastrimi parave dhe rrit koston e jetesës për qytetarët.

Është vetë ai, vëllai është derivat, një instrument. E keni parasysh sa kryetar bashkish, deputetë ishin me këto probleme. Mund të jenë shmangur nga jeta politike por komandojnë drejtorët e policisë, siç janë në përgjimet e Metamorfozës në shërbim të grupeve grupeve kriminale që janë të lidhura me pushtetin dhe që garantojnë vota në shkëmbim të këtyre aktiviteteve.

ME TE LEXUARAT