''O psikopat'', deputeti Redi Muçi e komplimenton për look-un e ri, si reagoi Zegjine Çaushit

Politikë

''O psikopat'', deputeti Redi Muçi e komplimenton
Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti i Lëvizja Bashkë, Redi Muçi ka ironizuar deputetët socialistë që sipas tij kishin një plan të mirëmenduar për t’u shpëtuar vezëve që pritej të hidheshin nga protestuesit, ndërsa ka ironizuar edhe Zegjine Çaushin për look-un e ri.

Muci, ka deklaruar se “ilaçi” i vetëm për mllefin e shqiptarëve dhe protestat që vijojnë prej tashmë 110 ditësh në Tiranë e jo vetëm, është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Redi Muçi: E nis me një urim për sesionin e ri, uroj të jetë më i shkurtri në histori dhe të jetë i fundit i kësaj qeverie dhe partie të deligjitimuar që ka uzurpuar shtetin shqiptar.

Nisëm me rrethimin e godinës nga policia, të cilët shumë shpejt do arrestojnë edhe protestuesit, me deputetë që kishin një plan që t’i shmangin vezëve. Urime kolegë që iu shmangët vezëve, urime Zegjinesë për look-un e ri.

Janë 110 ditë që kanë kalitur shqiptarët me vullnetin për një Shqipëri të re që nuk ka në kkupolën drejtuese hajdutë që në dosjet e SPAk u dalin cilat 1 nga 1 të arreduar sipas modës së fundit dhe ju votoni që të mos u hiqet imuniteti.

Nuk mund të jeni edhe anëtarë të një organizate mafioze e të mërziteni pse ju quajnë mafiozë. Meqë menduar se protestat do të zbehen nga Besa, dije se për mllefine popullit ka vetëm një ilaç, është dorëheqja.

Niko Peleshi: Ju tërheq vëmendjen për gjuhë të papërshtatshme dhe seksiste.

Ndërkohë deputetja dëgjohet teksa i thotë "Ulu mo ulu, se na hape barkun, psikopat’’.

ME TE LEXUARAT