"Nxehen gjakrat", Meta paralajmëron Taulant Ballën: Bëj kujdes...!

Politikë

"Nxehen gjakrat", Meta paralajmëron Taulant Ballën: Bëj

Pak ditë më parë, Taulant Balla, në një intervistë televizive do të akuzonte presidentin Ilir Meta se, takohet fshehurazi me prokurorë e gjyqtarë të nxjerrë jashtë sistemit nga Vettingu.

Por Sekretarit të Përgjithshëm të PS, kreu i shtetit i kthehu përgjigje gjatë konferencës për shtyp që po zhvillohet në presidencë.


Teksa e konsideroi një njeri që e nxjerrin për të sharë e provokuar, Meta i kërkoi Ballës të tregojë kujdes duke i kujtuar paralajmërimin për zyrtarët publikë.

“Po të rrish tërë ditën me oligarkun e peshkimit vetëm gjëra të tilla mund të të pjellë mendja. Siç ishte edhe vizita ime e fshehtë dhe sekrete në Librazhd, që e di i gjithë populli i Librazhdit se isha me disa djem të shkëlqyer, me familje të shkëlqyera, sportdashëse të atij komuniteti.

Nëse dikush i thotë presidentit të ftoj apo nuk na ke dalë për një kafe në Librazhd, presidenti do shkojë. Më ftoi Taulanti mua dhe nuk vajta? Apo jo? Meqë e do presidentin gjithëpërfshirës.

Taulantin e nxjerrin vetëm për të sharë e për të provokuar. Atë detyrë ka. Unë e di se edhe ai në 26 prill do të bëhet një qytetar që do të respektojë kushtetutën dhe institucionet në mënyrë sa më shembullore. Por deri atëherë edhe ai të bëhet i kujdesshëm me atë paralajmërimin që bëra për të gjithë zyrtarët publikë. Dakord?, tha presidenti Meta.

ME TE LEXUARAT