Një tjetër dorëheqje nga radhët e opozitës, Altin Goxhaj: Marr përgjegjësitë e mia për rezultatin e zgjedhjeve!
Altin Goxhaj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme si kryetar i Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë pasi nuk arriti rezultatin që kishte objektiv në zgjedhjet e 11 Majit.
Goxhaj thotë në një reagim të gjatë në FB se objektivi kryesor ishte kapja e 10 mijë votave në kuadër të një fushate thjesht informimi nën censurë, por nuk arritën as tek 25% e informimit të votuesve potencialë që tu bënin me dije se ai kandidonte në një Listë të Hapur në Koalicionin PD-ASHM.
Teksa merr përgjegjësitë e tij për rezultatin, Goxhaj thekson po ashtu se “Qarku Tiranë ishte i vetmi Qark në Shqipëri që Koalicioni (me vendim të drejtuesit të Fushatës Belind Këlliçi) refuzoi që të bëjë prezantimin e të gjithë kandidatëve në një tubim prezantues.
Ndërsa në faqen zyrtare të PD mungon ndonjë e dhënë se ka ndonjë listë kandidatësh me emra dhe mbiemra e le më pastaj prezantim publik online apo në çdo formë tjetër duke dëmtuar çdo kandidat të Listës së Hapur në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë”.