Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, sa anëtarë janë të pranishëm

Politikë

Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, sa

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku fjalën hapëse e ka mbajtur kryetari Edi Paloka.

Pasi konfirmoi kuorumin e nevojshëm për mbajtjen e mbledhjes, Paloka tha se rendi i ditës së sotme, në mbledhjen e Këshillit ka vetëm një rend dite, atë të votimit të anëtarëve të rinj të Kryesisë.

Nga mbledhja e sotme do të dalin 20 anëtarët e rinj të Kryesisë, që është dhe forumi më i lartë drejtues në PD.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edi Paloka: Urimin e parë e kam për zotin Sali Berisha që u rikthye në krye të PD-së , pas një periudhe intesive dhe me vështirësi të paimagjinueshme, nga Foltorja e parë dhe deri këtu. Thashë mes vështirësive që as i kishim imagjinuar dhe as i prisnim.

Në fare pak muaj anëtarësia ka qenë pjesë intesive, në dy Kuvende, ndërkohë që kemi pasur një referendum, i pari në historinë e PD-së. Patëm një palë zgjedhje lokale, të cilat rezultuar determinuese, jo vetëm për PD-në dhe jetën tonë të brendshme, por i treguan shqiptarëve, që mund tiu japë shpresë dhe atyre që e kanë humbur shpresën.

Ishim në kushtet, kur faktorë të tjerë na u kundërvunë me shpresën se do të humbisnim, jemi nisur drejt një rruge që do të na çojë në fitore. Ky Këshill do të fitojë dinjitetin që në 8 vite e humbi, do të marri rolin e tij, si institucioni më i rëndësishëm mes dy Kuvendeve, numrat ishin rritur në një pikë që e bënin të pamundur mbledhjen e Këshillit.

Do ta çojmë PD-në në fitore, këtë presin demokratët nga ne. Jemi mbledhur për zgjedhjen e Kryesisë së PD-së. Jemi 200 anëtarë të pranishëm, Kuorumi është plotësuar, ju uroj suksese.

ME TE LEXUARAT