Nikolla jep lajmin në parlament: Ja kujt ia ka deleguar Edi Rama detyrën/ Opozita i bie me grushta tavolinave

Politikë

Nikolla jep lajmin në parlament: Ja kujt ia ka deleguar Edi Rama

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla bëri të ditur se kryeministri Edi Rama nuk do të jetë prezent në seancën e sotme, e detyrën ia ka deleguar ministres Elisa Spiropali. Kjo solli revoltën e opozitës.

Nikolla u shpreh se kjo procedurë është bërë dhe më parë e nuk ka pasur asnjë kundërshtim.

Gjatë kohës që kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka provuar të vijojë seancën normalisht, në sallë janë dëgjuar britma dhe tavolinat janë goditur me grushte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deputeti Gazement Bardhi u shpreh se deputetët kanë kërkuar interpelancë me kryeministrin dhe jo me të deleguar nga ai, pasi është vetë kryeministri i implikuar në skandal, dhe llogaridhënien nuk e bën dot dhe nuk është kërkuar me Spiropalin.

BISEDA:

Nikolla: Ia ka deleguar Elisa Spiropalit këtë seancë

(Opozita ngrihet në këmbë dhe shpërthejnë me tone të forta dhe i bien tavolinës.)

Nikolla: Dhe më herët është bërë ju e keni pranuar nuk ka pasur asnjë kundërshtim, vijoni me procedurën.

ME TE LEXUARAT