Nga Basha, Alibeaj e Shehi, te Majko, Kodheli e Kryemadhi, kush janë 79 deputetët aktualë që dorëzojnë mandatin në shtator

Politikë

Nga Basha, Alibeaj e Shehi, te Majko, Kodheli e Kryemadhi, kush janë 79

Sot ka përfunduar zyrtarisht numërimi i votave preferenciale nga Diaspora, duke mbyllur kështu procesin zgjedhor dhe duke krijuar një pasqyrë të qartë të përbërjes së re të Kuvendit të Shqipërisë për mandatin 2025-2029.

Por ajo që bie menjëherë në sy, është lista e gjatë e emrave të njohur që nuk do të jenë më pjesë e Parlamentit – plot 79 deputetë aktualë kanë mbetur jashtë. Disa nuk u futën fare në lista dhe disa nuk kanë arritur të sigurojnë votat e nevojshme më 11 maj.Në këtë grup bien në sy figura të rëndësishme të politikës shqiptare ndër vite; njerëz që kanë mbajtur poste ministrore, drejtues partie apo funksione kyçe institucionale. Midis tyre janë Pandeli Majko, një prej figurave simbol të PS dhe ish-kryeministër; Mimi Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes; Lulzim Basha, ish-kryetar i PD-së dhe kandidat për kryeministër; si dhe Enkelejd Alibeaj, ish-kryetar i komanduar i grupit parlamentar të PD-së.

Ndër emrat që kanë rënë “pre e votës selektive” janë dhe Dashamir Shehi, një nga zërat kritikë e të pavarur në Kuvend; Blerina Gjylameti, një nga figurat e spikatura të PS-së në Tiranë; si dhe Ermonela Felaj, nënkryetare e Kuvendit dhe ish-zëvendësministre e Drejtësisë. Po ashtu, jashtë Parlamentit kanë mbetur edhe Orjola Pampuri, Petrit Doda, Ferdinand Xhaferaj, Edmond Spaho, Kreshnik Çollaku, Helidon Bushati, Dhurata Çupi, Etilda Gjonaj, Tatiana Piro, Nasip Naço dhe shumë të tjerë nga të gjitha spektrat politikë.

Kjo “fshirje” masive e 79 deputetëve vjen si pasojë e kombinimit të dy faktorëve: ndryshimet në Kodin Zgjedhor që favorizuan kandidatë me vota preferenciale dhe fushata gjithnjë e më e fortë për rinovim të elitës politike. Vota nga Diaspora, për herë të parë me ndikim real, ka luajtur gjithashtu një rol në rishpërndarjen e mandateve, duke fuqizuar emra të rinj apo kandidatë me mbështetje të gjerë jashtë vendit./Pamfleti

Deputetët aktualë që dorëzojnë mandatet

Mazhoranca

1. Agron Çela

 

2. Alban Xhelili

 

3. Anduel Tahiraj

 

4. Arben Pëllumbi

 

5. Baftjar Zeqaj

 

6. Bardhyl Kollçaku

 

7. Blerina Gjylameti

 

8. Bujar Çela

 

9. Dasantila Tahiraj

 

10. Denis Deliu

 

11. Edona Bilali

 

12. Eduard Ndreca

 

13. Enslemvera Zake

 

14. Erjon Meka

 

15. Ermonela Felaj (Valikaj)

 

16. Etilda Gjonaj

 

17. Etjen Xhafaj

 

18. Florenc Spaho

 

19. Gerta Duraku

 

20. Ilir Metaj

 

21. Ilir Ndraxhi

 

22. Ilir Topi

 

23. Ismet Beqiraj

 

24. Klevis Xhoxhi

 

25. Klotilda Bushka

 

26. Lavdrim Krrashi

 

27. Lindita Buxheli

 

28. Luan Duzha

 

29. Luljeta Bozo

 

30. Mimi Kodheli

 

31. Mirela Pitushi

 

32. Nasip Naço

 

33. Niko Kuri

 

34. Pandeli Majko

 

35. Paulin Sterkaj

 

36. Petro Koçi

 

37. Plarent Ndreca

 

38. Pranvera Resulaj

 

39. Tatiana Piro (Nurce)

 

40. Teuta Ramaj

 

41. Toni Gogu

 

42. Xhemal Qefalia

PSD

 

1. Gledis Çeliku

 

2. Gertjan Deda

 

3. Meri Markiçi

 

Opozita

 

1. Andrea Mano

 

2. Asllan Dogjani

 

3. Dashnor Sula

 

4. Edmond Spaho

 

5. Dhurata Çupi (Tyli)

 

6. Eralda Bano

 

7. Ferdinant Xhaferaj

 

8. Helidon Bushati

 

9. Kreshnik Çollaku

 

10. Lefter Gështenja

 

11. Lindita Metaliaj

 

12. Lodovik Hasani

 

13. Lulzim Basha

 

14. Merita Bakiu

 

15. Orjela Nebiaj

 

16. Orjola Pampuri

 

17. Qani Xhafa

 

18. Sorina Koti

 

19. Zheni Gjergji

 

20. Andia Ulliri

 

21. Gëzim Ademaj

 

22. Ilda Dhori

 

23. Nustret Avdulla

 

24. Seladin Jakupllari

 

25. Shpëtim Idrizi

 

26. Agron Duka

 

27. Dashamir Shehi

 

28. Emilja Koliqi

 

29. Petrit Doda

 

30. Enkelejd Alibeaj

 

31. Flutura Açka

 

32. Arbi Agalliu

LSI

1. Monika Kryemadhi

 

2. Petrit Vasili

ME TE LEXUARAT