"Non grata" pas Berishës?/ "Nëse ka ndonjë palo ambasadë...", Meta thyen heshtjen

Politikë

"Non grata" pas Berishës?/ "Nëse ka ndonjë palo

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar me tone të ashpra kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për "Syri TV", Meta u shpreh se nëse ka ndonjë ambasadë që ka zgjedhur ndonjë "palo politikan" për t'i dërguar mesazhe, do të marrin gjithmonë përgjigjen që meritojnë.


Presidenti Meta: Nese ka ndonje palo ambasade qe ka zgjedhur ndonje palo politikan per ti dhene mesazhe Ilir Metes, ju them qe Ilir Meten ketu do ta kene. Kush ka ndonje mesazh per Ilir Metes le tja thote vete sepse do marre pergjigjen qe meriton.
Kush zgjedh "Kryememexhiun" ose "Gruan e Bilalit" per ti dhene mesazhe Ilir Metes gabon shume rende. Une kam nje axhende dhe kam vetem nje atdhe. Kush guxon te preke territorin shqiptar dhe te cenoje sovranitetin tone ta kete te qarte se do me kete mua perballe! Ketu do me kene te gjithe. Por asnje nuk thote dot qe Ilir Meta na genjeu. Kjo eshte krenaria ime: Qe une nuk kam genjyer asnje!

ME TE LEXUARAT