Nën hetim për “shpërdorim detyre”, kryebashkiaku i Devollit, Eduart Duro paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku socialist Eduart Duno është paraqitur sot në ambientet e Prokuroisë së Posaçme. Kjo nuk është hera e parë që Duro paraqitet në SPAK, pasi ai u mor i pandehur më 29 tetor nga Prokuroria e Posaçme dhe akuzohet për veprën penale "Shpërdorim i detyrës", në lidhje me licencimin e një objekti të ndërtuar pa leje në territorin e bashkisë që drejton. Ai akuzohet se ka licencuar një karburant, godina e të cilit në fakt ishte ndërtim pa leje.
Kjo do të thotë se hetimet kanë përfunduar dhe çështja është gati për t'u dërguar për gjykim, ndaj kryebashkiaku socialist i Devollit ka marrë tashmë statusin i pandehur. Kjo nuk e bën atë fajtor, por është në cilësinë e personit të dyshuar për kryerjen e një vepre penale.
Eduard Duro i shtohet listës së gjatë të zyrtarëve të lartë socialistë, duke përfshirë një ish-zëvendëskryeministër, ministra e ish-ministra, deputetë dhe kryebashkiakë që janë goditur nga SPAK për shkak të veprave penale që lidhen kryesisht me shpërdorimin e detyrës.
Ky është mandati i dytë i tij në krye të Bashkisë së Devollit. Në vitin 2019, Eduard Duro u zgjodh për herë kryebashkiak dhe në zgjedhjet e 14 Majit 2023, arriti të siguronte një mandat të dytë, të cilin siç duket, edhe mund të mos e përfundojë nëse provohet fajësia.
Megjithatë, mbetet në vlerësimin e prokurorëve se çfarë do të kërkojnë në sallën e gjyqit, pasi më herët edhe kryebashkiakë të tjerë socialist si ai i Mallakastrës dhe Kuçovës janë dënuar nga Gjykata e Posaçme, por nuk e kanë humbur mandatin pasi dënimin e kanë shlyer me punë në komunitet.