Në kafazin e xhamit/ Dalin pamjet e ish-presidentit Meta në seancën në Gjykatë

Politikë

Në kafazin e xhamit/ Dalin pamjet e ish-presidentit Meta në

Ka rinisur gjyqi në GJKKO ndaj ish-presidentit Ilir Meta, deputetes Monika Kryemadhi, Piro Xhixhos dhe Ema Çokut. Ish-presidenti duket i rrethuar nga dy policë, ndërsa Monika Kryemadhi te dera e sallës së gjyqit teksa bisedon me një efektiv policie.

Seanca ishte planifikuar të mbahej në orët e para të mëngjesit, por u shty pasi të akuzuarve kërkuan që të njihen me aktet. Seanca e para u shoqërua me tensione të shumta, kjo pasi Ilir Meta është përplasur ashpër me prokurorët. Ai ka hedhur akuza të rënda ndaj prokurorit Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Ilir Meta brenda kafazit të qelqtë
Pas daljes nga seanca deputetja Monika Kryemadhi shpërtheu në akuza ndaj treshes së prokurorëve që kanë kopsitur dosjen ndaj ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta, kryeprokurorit Altin Dumani dhe dy kolegëve të tij Sotir Kllapi dhe Arben Kraja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Sapo pash tre muskujtjerët e drejtësisë së Edi Ramës, Altin Dumani, Sotir Kllapi dhe Arben Kraja, si dhe gjyqtarin Erion Çela. Ishte eksperienca ime e parë në një sallë gjyqi dhe pati një mashtrim nga prokurori Arben Kraja, kur tha se Ilir Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin. Ju e keni parë që ai u rrëmbye", u shpreh Monika Kryemadhi.

Monika Kryemadhi duke hyrë në GJKKO
E pyetur nga gazetarët se çfarë i kanë thanë prokurorët, deputetja u shpreh "Ku kanë bythë me fol ato m?! Pa marrë leje nga Edi Rama."

Ilir Meta akuzohet për për kryejen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet  260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

Monika Kryemadhi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 2(dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë. Për të u dha masa “detyrim paraqitje”.

 

ME TE LEXUARAT