Ndryshimet e Qendrave të Votimit, justifikimi i Gjendjes Civile: I konstatuam, s’kishim kohë t’i rregullonim
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka pranuarz se ka pasur ndryshim të qendrave të Votimit.
Në një shkresë zyrtare përcjellë KQZ, Drejtoria e Gjendjes Civile thotë se e kemi konstatuar paregullsinë mbi qendrat e votimit në Himarë, por për shkak të kohës së pamjaftueshme në dispozicion, ishte i pamunduar rregullimi i tyre.
"Koha e pamjaftueshme, nga moment i dekretimit të datës së zgjedhjeve në Bashkinë Himarë për kryetar bashkie, deri në gjenerimin e listës së zgjedhësve, e ka bërë të pamundur rregullimin e kësaj çështje dhe sistemimin e të dhënave të qenddrës së votimit, sipas të dhënave të anëtarëve të familjes" thuhet në shkresë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.