SPAK kërkoi rikthimin në burg, Apeli lë të lirë Vangjush Dakon
Lajmifundit
/
8 Prill 2024, 11:16
Politikë
SPAK kërkoi rikthimin në burg, Apeli i GJKKO-së ka lënë "në arrest shtëpie", duke lënë fuqi vendimin e shkallës së parë për Vangjush Dakon.
Pas ndryshimit të masës nga arrest me burg në arrest shtëpiak, prokuroria kërkon kthimin në burg të Vangjush Dakos.
Prokurori i çështjes deklaroi se në rast se nuk vendoset arresti me burg për Vangjush Dakon atëherë të lihet në fuqi arresti shtëpiak.
Por nga ana tjetër avokatët e Dakos, këmbëngulin se kanë përfunduar afatet edhe për arrestin shtëpiak.
Ndërkohë rreth orës 11:25 pritet që Apeli i Gkykatës së Posaçme të dalë me një vendim për kërkesën e SPAK.