Ndodh dhe kjo! Deputeti shkon me çadër plazhi në Kuvend, ironizon Xhaçkën

Politikë

Ndodh dhe kjo! Deputeti shkon me çadër plazhi në Kuvend,

Deputeti i PD, Asllan Dogjani shkon në Kuvend me çadër plazhi. Çadra në Kuvend është marrë nga deputeti Dogjani, për të ironizuar deputeten e PS-së, Olta Xhaçka, e cila pak kohë më parë bëri bujë me deklaratën që investitori strategjik shmang që “ dikush nga mali të vërë çadrat në plazh”.

Ndodh dhe kjo! Deputeti shkon me çadër plazhi në Kuvend,

Pavarësisht tentativave për të hyrë në sallë me çadër, deputeti nuk është lejuar nga punonjësit e sigurisë. Ai tha për mediat se donte që çadrën ta vendoste te vendi i Xhaçkës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Të gjithë jemi njëlloj, jemi shqiptar në Kosovë e Shqipëri. Për të justifikuar vjedhjen e pronave është e dënueshme. Kam marrë këtë çadër në mënyrë simbolike që të sensibilizohet opinion që gjuhë e tillë të mos përdoret më. Kërkoj nga Nikolla dhe komisioneri për diskriminimin që paguehen nga taksat që të marrin masa ndaj kësaj gjuhe të përdorur nga deputetët. Doja të hyja me këtë çadër në Parlament për ta vendosur aty ku ulet Xhaçka”, tha ai.

Ndodh dhe kjo! Deputeti shkon me çadër plazhi në Kuvend,

Deklarata e Olta Xhaçkës që shkaktoi tërmet në rrjet. 

“Lidhja e kontratës për përdorimin e plazhit është përkundrejt tarifës, është e përvitshme si gjithë subjektet e tjera, ke vetëm prioritet për të mos ardhur dikush nga mali dhe të të vërë çadrat në plazh kur ti ke një investim të një niveli të caktuar, i cili prodhon ekonomi, turizëm edhe të tjerë.

Kur investimi është i një niveli të tillë për përdorimin e plazhit është vetmja, i vetmi benefit i statusit të asistuar”, u shpreh ajo.

 

 

ME TE LEXUARAT