Ndeshja me Italinë, Basha uron Kombëtaren: Jemi krenarë për çdo hap të deritanishëm, më e mira është përpara
Pak orë përpara ndeshjes së Europianit, Shqipëri-Itali, Lulzim Basha ka uruar kombëtaren përmes një postimi në Facebook.
I rrethuar nga të rinjtë korçarë, me të cilët kaloi sot një ditë ndryshe dhe diskutoi me ta për programin e PD të prezantuar në 1 qershor ku në qendër të tij ka rininë, Basha ka shpërndarë një video me mesazhin për ekipin tonë kombëtar.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në postimin e tij, Basha shkruan se sytë zemrat dhe shpresat e shqiptarëve janë sot te ekipi ynë kombëtar, dhe se e mira për kuqezinjtë është përpara.
Postimi i plotë:
Sytë, zemrat dhe shpresat e gjithë shqiptarëve janë sot te ekipi ynë kombëtar. Jemi krenarë për çdo hap të deritanishëm, më e mira është përpara. Ju priftë e mbara, shqipe