Ndalimi i Tik Tok, reagon Rama: E kërkuan mbi 90 për qind e prindërve, s`japim sqarime për kompaninë

Politikë

Ndalimi i Tik Tok, reagon Rama: E kërkuan mbi 90 për qind e

Tirane - Nje dite pas njoftimit per ndalimin e rrjetit social Tik Tok per te pakten nje vit, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke theksuar se kompania nuk ka cfare sqarimesh ti kerkoje Shqiperise.

Rama thekson se vendimi eshte mbeshtetur nga me shume se 90 per qind e prinderve te nxenesve ne shkollat e vendit.

Po ashtu, Rama fajeson rrjetin social per ngjarjen e rende te vrasjes se Martin Canit prane shkolles Fan Noli ku thekson se konflikti mes nxenesve ka lindur pikerisht ne rrjetin social.

Reagimi i plote i Rames: 

Ndalimi i TikTokut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë.

TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut.

Ndërsa Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar TikTokut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij, por uron që TikToku ta bëjë këtë për të mirën e të gjithë njerëzimit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Të thuash se vrasja e nxënësit adoleshent s’ka lidhje me TikTokun, sepse konflikti nuk qenka gjeneruar nga Tik Toku do të thotë të mos kesh kuptuar as seriozitetin e kërcënimit që ajo plaftormë ka sjellë për fëmijët dhe rininë e kësaj kohe, as fillin e arsyetimit të vendimit tonë për të marrë përgjegjësinë e reagimit ndaj atij kërcënimi.

Fortlumturisht Shqipëria është një vend demokratik, ku kur mbi 90% e prindërve kërkojnë ndalimin e TikTokut dhe kur shumica dërmuese beson se shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund t’i shërbejë platformës, po platforma duhet t’i shërbejë shëndetit të fëmijëve tanë, atëherë vendimi ynë nuk ka se si të jetë më i qartë: Ose vetë TikToku duhet t’i mbrojë fëmijët e Shqipërisë ose Shqipëria do t’i mbrojë fëmijët e vet nga TikToku

ME TE LEXUARAT