Meta “hedhje të lirë” në lumë, Kryemadhi xhiro me makinën luksoze, ish-çifti shijon jetën pas divorcit, ndërsa SPAK vijon hetimet

Politikë

Meta “hedhje të lirë” në lumë, Kryemadhi xhiro

Nën ritmet e muzikës, me një kafe në dorë dhe duke shëtitur nëpër Tiranë me makinën e saj luksoze, ka zgjedhur që ta kalojë këtë të diel Monika Kryemadhi.

Pas ndarjes nga bashkëshorti, Kryemadhi duket se po kalon një periudhë të bukur, ku copëza të aktiviteteve i ndan në rrjetet sociale me ndjekësit e saj të shumtë.

Pak ditë më parë ajo u pa nën shoqërinë e kushërirës së saj, këngëtares së njohur, Bebe Rexha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Teksa nga ana tjetër ish- bashkëshorti, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vijon edhe aktivitetin e tij politik, e po ashtu edhe atë fizik, duke shijuar natyrën e duke bërë hedhje në lumenj e dete.

Çifti, pas shpalljes zyrtarisht të divorcit, shfaqen në rrjetet sociale të qetë e me energji për jetën, ndërsa nga ana tjetër SPAK vijon hetimet pasurore të të dyve.

 

ME TE LEXUARAT