Meta: Do garoj në zgjedhje pasi të heq “kostumin”
Ne nje prononcim per media Presidenti Ilir Meta u shpreh se pas 24 korrikut kthehem te populli i “2 Marsit”.
Ai shtoi se do garoj në zgjedhjet e para pasi të heq kostumin.
“Nuk kam asnjë koment për çështje që janë në proces. U uroj të gjithëve qytetarëve të Korçës mbarësi. Jo nuk kam asnjë interes se çfarë do vendosë Gjykatya Kushtetuese për vendimin e parlamentit për të shkarkuar presidentin. Do të vazhdojmë deri më 24 korrik. Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe këto makinat e policisë. Mezi po më pres populli i 2 marsit. Po pres t’i jap më të mirën time atij populli që mbron qytetarët shqiptarë që dalin në mes të natës në mënyrë të dhunshme në mes të rrugës”, tha Meta.