Mbyllja e shkollave për mungesën e ngrohjes, PD: Dështim i Edi Ramës me arsimin!

Politikë

 

Mbyllja e shkollave për mungesën e ngrohjes, PD: Dështim i Edi

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit te qeverise per mbylljen e shkollave si rezultat i temperaturave te ulta.

Sipas PD ky vendim u morr nga mungesa e ngrohjes dhe eshte tregues i deshtimit te Edi Rames me arsimin, sepse jepen miliona euro per ngrohjen, e nuk ka asnje investim per femijet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

DEKLARATË E DEPUTETES MERITA BAKIU, ANËTARE E KOMISIONIT TË ARSIMIT

Të dashur qytetarë!

Të hënën, të martën dhe të mërkurën qeveria ka lajmëruar së do të jetë ftohtë dhe me ketë rast ka mbyllur shkollat nga veriu në Jug. Partia Demokratike gjykon se kjo nuk është një masë që u shërben fëmijëve.

Mbyllja e shkollave për shkak se në dimër bën ftohtë, është një dështim i jashtëzakonshëm i qeverisë së Edi Ramës me arsimin. Në 8 vjet, jo vetëm që nuk ka bërë asnjë hap përpara për të rritur cilësinë në arsim, por qeveria e Edi Ramës nuk ka siguruar as kushtet minimale për ngrohje në shkolla.

Të njëjtën situatë e kemi denoncuar edhe vjet, edhe para dy vitesh, por siç shihet nuk ka ndryshuar asgjë. Masa e vetme për fëmijët është mbyllja e shkollave më vend të krijimit të kushteve normale për të mësuar edhe në dimër.

Prindërit dhe nxënësit në Bashkinë e Tiranës pyesin çfarë u bë me 35 milionë euro që Erion Veliaj mblodhi 6 vitet e fundit si taksë lër infrastrukturën në arsim? A siguroi ai ngrohje në shkollat e kryeqytetit? Fakti që shkolla po mbyllet 3 ditë me radhë se do të bëka disi ftohtë në kulmin e dimrit, tregon që 35 milionë eurot e mbledhura nga taksa ekskluzive për arsimin nuk shkuan për të ndërtuar një sistem funksional për ngrohjen e shkollave.

Megjithatë, Erion Veliaj nuk ka hequr dorë nga tenderat prej miliona lekësh, qe nuk duhet ku përfundojnë. Për këtë vit shkollor Erion Veliaj ka tenderuar mbi 175 mijë euro për ngrohje, por shkollat do të mbyllen, se ngrohje nuk ka. Sistemet e kaldajave nuk punojnë, rrjeti elektrik nuk mban ngarkesë. Dhe kur kjo gjendje është në zemër të kryeqytetit, çfarë mund të pritet në zona më të thella?

Psh, të shohim Bashkinë e Dibrës, ku shumë shpejt do të ketë edhe zgjedhje. Edhe këtu janë tenderuar 105 mijë euro për ngrohje, megjithatë shkollat nuk kanë ngrohje dhe do të mbyllen nga i ftohti.

Ka edhe nga ato bashki të cilat as që kanë marrë ndonjë masë për ngrohje, duke bërë shpenzime minimale për nxënësit. Durrësi dhe Lushnja, ku do të ketë zgjedhje më 6 mars, mbajnë rekord për neglizhencë kriminale për të siguruar ngrohje në shkolla.

Më pak se 30 mijë në të dyja bashkitë janë shpenzuar për të garantuar kushtet minimale të mësimit në shkolla, që fëmijët të mos rrinë me xhupa dhe me doreza apo që orët të mos bëhen të shkurtuara për shkak të ngricës në klasa.

Këto ditë dimri po faktojnë se politika e qeverisjes së Edi Ramës me shkollat është një turp kombëtar! Shikoni dhe një kontrast tjetër të tmerrshëm, që tregon sa i pandjeshëm është Edi Rama për arsimin dhe sa të dështuar e mxjerrin këto 3 ditë dimri me shkolla të mbyllura për shkak të të ftohtit.

Për të siguruar një sistem modern konficionimi me ngrohje dhe ftohje, Edi Rama ka shpenzuar rreth 1 milionë e gjysëm euro për kryeministrinë, ndërsa fëmijët tanë detyrohem nga qeveria të qendrojnë pa mësim nga mungesa e ngrohjes në shkolla.

Të dashur prindër!

Kur famijët të rrinë në shtëpi me detyrim se shkollat nuk kanë ngrohje, kujtoni se kryeministri i vendit ka shpenzuar 1.5 milionë euro vetëm për instalim kondicionerësh.

Pabarazia, padrejtësia, pashpirtësia është ulëritëse! Ne së bashku duhet t’i japim fund kësaj gjendje! Le ta nisim që në 6 mars ndryshmin për hir të fëmijëve tanë! Të ndryshojmë qeverisjen vendore për te arritur më pas tek qeveria qendrore!

Së bashku mund t’ia dalim!

ME TE LEXUARAT