Mblidhet sot Kolegji Zgjedhor, do shqyrtojë ankimet e fundit për Fierin dhe Elbasanin

Politikë

Mblidhet sot Kolegji Zgjedhor, do shqyrtojë ankimet e fundit për

Ditën e sotme do mblidhet Kolegji Zgjedhor për të shqyrtuar ankimet e Partisë Demokratike për qarqet Fieri dhe Elbasan, qarqe në të cilat PD kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve. Pas Beratit, Vlorës Gjirokastrës, Korçës, Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës tashmë janë vetëm dy qarqe të mbetura për t'u vulosur nga Kolegji Zgjedhor, për të mbyllur përfundimisht ankimet e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 25 4prillit.

Më herët PD dhe LSI ankimuan rezultatin për 9 qarqe, fillimisht në KAS e më pas në Kolegj Zgjedhor.  Me përfundimin edhe të Fierit dhe Elbasanit i hapet rrugë certifikimit të rezultatit nga ana e KQZ për të vijuar në shtator me konstituimin e Kuvendit të ri. Kujtojmë se në Kolegj Zgjedhor i sollën nga partitë  politike të opozitës, PD dhe LSI, thuajse të gjitha vendimet e marra në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, institucion në të cilin mbërritën të paktën 19 ankime për 10 qarqe. Të vetmet qarqe që nuk u ankimuan në KAS ishin Dibra dhe Kukësi.

 Partia Demokratike kërkoi pavlefshmëri dhe ripërsëritje zgjedhjesh për qarqet Tiranë, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, Fier, Vlorë, Durrës, Berat dhe Shkodër. Ndërsa LSI kërkoi pavlefshëmri dhe ripërsëritje zgjedhjesh për qarqet, Gjirokastër, Korçë, Vlorë, Durrës dhe Berat, ndërkohë që kërkoi rinumërim për Beratin dhe Durrësin. Të vetmet kërkesa që u pranuan ishin ato për rinumërim të Beratit dhe Durrësit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

KAS përfundoi rinumëroi 114 kuti votimi të qarkut të Beratit, me rreth 35 mijë fletë votimi të numëruara për herë të dytë në një qark ku kanë votuar gjithsej 80.929 qytetarë. LSI rikuperoi gjithsej me 15 vota, shumë larg votave të duhura për të marrë mandatin e pretenduar pasi 77 vota i duheshin për t'i marrë mandatin Partisë Socialiste.

Ndërsa nga 108 kuti të rinumëruara në Qarkun Durrës LSI s'ka rikuperuar asnjë votë nga 136 që kërkonte për të marrë mandatin. Madje gjatë rinumërimit të 108 kutive të numëruara LSI humb 1 votë , PD-së i janë zbritur 38 vota ndërsa PS-së i janë zbritur 26. Për të bërë verifikimin dhe rinumërimin, ishin ngritur 8 grupe në sallën e KAS. LSI synonte që të merrte mandatin e Edi Ramës, i cili ishte i 8-i në listën e Durrësit. Mandatin e prentenduar të LSI do ta merrte Elona Guri e renditur e para në Durrës.

Tre ankimet e tjera të rëndësishme në KAS u bënë nga kandidatët e pavarur në Lezhë, Gjirokastër dhe Tiranë, kandidatë të ardhur nga radhët e Vetëvendosjes të cilët kërkuan pavlefshmëri dhe ripërsëritje zgjedhjesh, kërkesa që nuk u pranuan nga KAS.

 

ME TE LEXUARAT