Mblidhen liderët e Ballkanit dhe BE-së, Rama sot dhe nesër në Maqedoninë e Veriut
Liderët e Ballkanit Perëndimor do të zhvillojnë një takim me zyrtarët e Bashkimit Europian, i cili do të mbahet në Maqedoninë e Veriut. Sipas axhendës, takimi do të mbahet në datat 21 dhe 22 janar. Sot nga ora 19:00-21:00 do të mbahet darka e liderëve, që është organizuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Ndërsa ditën e nesërme, në datën 22 janar, aktiviteti do të nis që prej orës 09:00 me mbërritjen e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, i cili do të mbajë edhe një deklaratë. Ky i fundit, do të mirëpresë liderët nga ora 09:10-09:45, ku i pari që do të mbërrijë do të jetë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Pas kësaj, për rreth një orë, 09:45-10:45, do të ketë një konferencë nga liderët e Ballkanit, kryeministri i Shqipqrisë Edi Rama, ai i Kosovës Albin Kurti, i Malit të Zi Milojko Spajiç, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësues të BE.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në orën 10:45-11:00 në axhendë është parashikuar që të jetë fotografia familjare, duke u pasuar më pas me diskutimet mes liderëve.
Në orën 12:14-13:00 do të jetë edhe konferenca për shtyp e liderëve.