“Mbështetje  të fortë për SPAK”, Meta sulmoi dhe fyeu Dumanin, reagon ambasadori britanik

Politikë

“Mbështetje  të fortë për SPAK”, Meta

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. 

Kjo deklaratë erdhi pas sulmit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili më herët sot ka ashpërsuar më tej gjuhën sot ndaj drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, teksa ky i fundit është mbështetur publikisht nga KLP-ja dhe ambasada amerikane.

Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT