Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Begaj: Zbatimi i plotë thelbësor për një paqe të qëndrueshme

Politikë

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Begaj: Zbatimi i plotë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti arritjen e marrëveshjes së Armëpushimit në Gaza.

Në një postim në rrjetin social X, Begaj shprehet se zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme.

“Pëshendes  marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që shënon fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit. I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon”, shkroi Kreu i Shtetit në llogarinë e tij në x.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump njoftoi dje se është arritur marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Trump në Truth Social.

“Kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Mesme. Ata do të lirohen shkurt. Faleminderit”, shkruan ai.

Gjithashtu një zyrtar është shprehur për BBC se marrëveshja u arrit pas takimit të kryeministrit të Katarit me negociatorët e Hamasit.

“Armëpushimi në Gaza dhe marrëveshja për lirimin e pengjeve u arrit pas takimit të kryeministrit të Katarit me negociatorët e Hamasit dhe më vete me negociatorët izraelitë në zyrën e tij”, u shpreh ai, shkruan BBC.

ME TE LEXUARAT