Lirimi i ish-ministrit Tahiri, ndërkombëtarët të shqetësuar, kërkojnë të njihen me dokumentet përkatëse
Lirimi nga burgu i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është pritur me shqetësim nga ndërkombëtarët.
Aktorët ndërkombëtarë po ndjekin me shqetësim procesin dhe po kërkojnë të njihen me dokumentacionet përkatëse. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të vijojë dënimin e mbetur në shtëpi.
Sot në Gjykatë janë dorëzuar dy ekspertiza mjeko-ligjore, në të cilat thuhet se gruaja e Tahirit vuan nga probleme shëndetësore, ndërsa ai duhet të kujdeset për fëmijët e mitur. Ndërkohë, situata për familjen e tij është rënduar sipas avokatëve të Tahirit është rënduar dhe nga vdekja e babait të ish-ministrit pak kohë më parë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.