“Lajthitje e DASH!”/ U shpall “non-grata” nga SHBA, ish-zyrtari: “Lista e zezë” nuk është korrekte

Politikë

“Lajthitje e DASH!”/ U shpall “non-grata” nga SHBA,

Një javë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit, shpalli një listë “non-grata” ku përfshiheshin zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ballkanit, mes tyre edhe ish-kryetari i komunës së Kaçanikut në Kosovë, Xhabir Zharku, i cili dikur ka qenë edhe një prej ish-komandantëve të UÇK-së.

Për të folur për futjen e tij në listën e zezë të SHBA-ve, Zharku ka qenë i ftuar në studion e “Zona Zero” me gazetarin Milaim Zerka në Top News. Sipas tij, lista e publikuar nga DASH, nuk është korrekte pasi për të njëjtat vepra për të cilat akuzohet, është liruar në 2023-in pasi gjykata e cilësoi të pafajshëm.

“Kam pranuar të vij këtu, për të treguar se nuk kam lidhje me atë çështje dhe mendoj se ajo listë nuk është korrekte pasi për atë akuzë që është aty jam i liruar në 16 janar të vitit 2023 ku prokurori ka bërë edhe ankesën dhe gjykata e Apelit më ka liruar për këtë akuzë për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës. Nuk e di se nga DASH i ka marrë këto informacione”– u shpreh Zharku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke mohuar të jetë përfshirë në korrupsion dhe shpërdorim detyre, ish-kryetari i komunës së Kaçanikut, tha se DASH mund të kishte informacionet e gabuara.

“Ose shërbimi informacioni të vjetruara po një informator në Kosovë, pasi kemi mjaftueshëm ndaj tyre. Besoj se rastësisht jam gjendur në atë listë. Dua të besoj se njerëzit në DASH në këtë çështje janë lajthitur, sepse unë nuk besoj se ata të cilët duan të vendosin rend dhe rregull dhe që iu besojnë vendimeve të gjykatave, marri një vendim të kundërt nga ajo që është marrë në gjykatë”– tha ish-zyrtari.

“Për mua nuk është fundi i botës”– theksoi ai duke nënvizuar se rëndësi ka që Kosova të mos jetë pjesë e listës së zezë dhe të jetë gjithmonë në krah të SHBA-ve.

Zharkut i cili sipas raportit të DASH është përfshirë në vepra që minojnë demokracinë, i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sanksion ky që rëndon mbi çdo familjar të ish-zyrtarit.

ME TE LEXUARAT