LAJM I FUNDIT/ Gjykata shfuqizon dënimin, deputetët e përjashtuar të PD mund të kthehen në Kuvend
Pas vendimit te Kuvendit për të përjashtuar deputetet e PD, me 40 dhe 60 dite, këta te fundit, e apeluan dënimin në Gjykatën Administrative.
Me vendimin e kësaj të mërkure, Gjykata Administrative shfuqizoi masat disiplinore.
Vendimi u dha me ekzekutim të përkohshëm, pra aplikohet menjëherë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Grupi Parlamentar i PD: Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e Elisa Spiropalit, e cila në shkelje të Kushtetutes dhe rregullores se kuvendit përjashtoi opozitën nga Kuvendi. Vendimi u dha me ekzekutim te përkohshëm, pra aplikohet menjëherë.