Kuvendi po diskutonte shkarkimin e Presidentit, deputeti socialist “tradhëton” PS, kapet mat me Metën në kafe

Politikë

Kuvendi po diskutonte shkarkimin e Presidentit, deputeti socialist

Në një kohë që Kuvendi po diskutonte sot mbi shkarkimin e tij, për shkak të pretendimeve për shkelje të rënda të Kushtetutës, presidenti i vendit Ilir Meta ”e ka ndjekur” diskutimin nga një kafe pranë selisë së parlamentit.

Në disa foto që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, Meta shihet duke ndarë një bisedë me deputetin e Partisë Socialiste dhe njëherësh ish-ministër i financave, Anastas Angjeli.

Meta ka qenë fillimisht i ulur me këshilltarin e tij Dritan Ylli dhe më pas tavolinës i është bashkuar Angjeli së bashku me një person tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kuvendi po diskutonte shkarkimin e Presidentit, deputeti socialist

Vetë Angjeli ka seancat e tij të fundit në Kuvend, pasi ai nuk garoi në zgjedhjet e 25 Prillit, duke mbetur jashtë listave të socialistëve.Mësohet se takimi mes Metës dhe Angjelit, ka zgjatur për rreth 40 minuta./FaxWeb

ME TE LEXUARAT