Kush është gjykatësja që liroi nga burgu Saimir Tahirin, katër ditë më parë kaloi Vettingun

Politikë

Kush është gjykatësja që liroi nga burgu Saimir Tahirin,

Ish-ministri Saimir Tahiri u lirua sot nga qelia, pasi gjykatësja Matilda Fetau vendosi që pjesën e mbetur të dënimit, prej 1 vit e 7 muaj, ta vuajë në shtëpi dhe të kujdeset për fëmijët. Ndërkohë, sipas BIRN Matilda Fetau, vetëm katër ditë më parë ka kaluar Vettingun.

Një raport mjekësor që vërtetonte se bashkëshortja e Saimir Tahirit është sëmurë dhe për rrjedhojë ka vështirësi në përkujdesjen e fëmijëve ka shpëtuar nga burgu ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Çfarë ndikoi në vendim ishte një manovër e familjes Tahiri që i kishte kaluar fëmijët në kujdestari të Saimir Tahirit, një lëvizje që i dha gjykatës motivin e duhur për ta liruar ish-ministrin nga burgu. Gjykatësja Matilda Fetau ka vendosur që pjesën e mbetur të dënimit, prej 1 vit e 7 muaj, Tahiri ta vuajë në shtëpi dhe të kujdeset për fëmijet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT