Kush do ta vriste “Rrumin”? Të penduarit në gjyq, sherr në Kuvend: Policia mish-mash

Politikë

Kush do ta vriste “Rrumin”? Të penduarit në gjyq, sherr

Sot do të dalin para Gjykatës së Durrësit, Indrit dhe Gentian Beqiraj të cilët dëshmuan para uniformave blu, përfshirjen e një grupi kriminal të cilët kryenin vrasje me pagesë.

Ata kanë dëshmuar dhe kanë çuar në arrestimin e 14 personave dhe zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale.

Sa i përket dëshmisë së tyre, përveç të pjesës që është bërë tashmë publike, si vrasja në Tiranë apo ajo në Sukth, hetuesit mësohet se kanë të tjera detaje, që momentalisht nuk mund të bëhen publike për shkak të hetimeve që vijojnë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i tha ministrit Çuçi sot në Kuvend se ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në këtë rast, e quan si atë të arbitrit që ndan grupet kriminale.

“Sa pjesëtarë të forcave elitë kanë ikur, se thoni bën rritje pagash, ç’paga marrin ata? Rrinë njerëzit më të varfër më të pamundur që i mbani në rrugë, të ikin nga forcat elitë dhe të kapet me snajper, ishte gati për të vrarë.

Për çfarë flasim ne sot sikur situata e rendit është në rregull? Të ndodhi në Durrës tre ditë më parë. Disa kriminelë po ndiqnin të vrisnin një kriminel të porositur nga disa kriminelë të tjerë.

Ky krimineli që do vritej kishte vendosur shënjestër vrasësit dhe i kapi i mori peng dhe pasi u bë aty një mish-mash me njeri-tjetrin, thërritën Policinë e Shtetit që ju të hynit si arbitër për t’i ndarë”, tha Salianji.

ME TE LEXUARAT