Kryeministri Rama sikletoset nga pyetja e gazetarit: Ore seriozisht e ke ti?

Politikë

Kryeministri Rama sikletoset nga pyetja e gazetarit: Ore seriozisht e ke ti?

Denis Dyrnjaja, ka pyetur Edi Ramën nëse mundet ta kalojë dot oqeanin, pra nëse udhëton për në SHBA, pas skandalit MCGonigal. Kjo është një pyetje që Rama ia bënte shpesh Sali Berishës para shpalljes non-grata nga SHBA-të. 

Pjesë nga biseda në emisionin "Të Paekspozaurit': 

Denis Dyrnjaja: A je i sigurt që e kalon oqeanin? Shkoni rehatisht në SHBA me këtë histori? 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edi Rama: Ore seriozisht e ke ti? Unë kam ardhur këtu dhe në mediat e tjera, të dëgjojnë njerëzit, cilës histori?

Denis Dyrnjaja: Njerëzit kanë pikëpyetje.

Edi Rama: Shqiptarët janë shumë më të mençur se sa kujtojnë ata që merren me politikë dhe media. Të bombarduar me fantazi, që shkuan deri te ishulli, njerëzit duan shpjegim.

Denis Dyrnjaja: Ju shkakton siklet politik data 11 shkurt?

Edi Rama: Gjenerali i ushtrisë së vdekur! Preferoj atë të Kadarësë, nuk merrem me këtë të non-gratës...

ME TE LEXUARAT