KQZ i dha mandatin vajzës së tezes së Lapajt, reagon Endri Shabani: Nuk e djegim jorganin për një plesht

Endrit Shabani i Nismës Thurrje ka reaguar pasi KQZ i dha mandatin e deputetes Kleana Xhuvelit nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Në rrjetet sociale, Shabani shprehet se pa votat e "Nismës Thurrje", Kleana Xhuvani nuk do të mund të futej dot në Parlament.
"U mbars mali dhe...Njëmijë akuza. Ndërkohë sot, njeriu im më i afërt dha dorëheqjen dhe mandatin e mori Kleana Xhuveli. Kleana nuk është daja im po motra e Adriatik Lapajt!
Deri dje na akuzonte do bëheshim vota e 84 e Ramës. Sot që mori mandatin për motrën, Adriatiku na thotë që i qenka lutur Rama për bashkëqeverisje. Medemek Rama që mezi e përzuri LSI-në kur kishte 74, po i lutet Adriatikut fiks tani që ka 83 dhe ka gllabëruar çdo pushtet!
Me sa duket, tullumbaci i 71 mandateve që Adriatiku përbetohej se do merrte, ende nuk qenka shfryrë në kokën e tij nga gjilpëra e realitetit të 11 majit, ku pa votat tona do kishte mbetur edhe e motra pa mandat. Nejse, kjo ishte kostoja krejt e panevojshme që ne të Nismës morëm për ndershmërinë dhe seriozitetin tonë në koalicion me një politikan të ri që më mirë se sa ne, njeh të gjitha metodat e vjetra.
Megjithatë ne nuk e djegim jorganin për një plesht, kur për më tepër kemi njohur dhe vlerësojmë plot djem e vajza në radhët e Shqipëria Bëhet. Ndërsa Adriatikut ia kam falur se nuk diti se ç’bëri dhe uroj të nxjerrë edhe ai mësimet e veta siç kam nxjerrë unë të miat", shkruan ai.


