KQZ ceritifikoi rezultatet e zgjedhjeve, PS "feston" të hënën fitoren e 83 mandateve
Partia Socialiste do të festojë fitoren e zgjedhjeve të 11 majit të hënën e 26 majit.
Pak orë pasi KQZ ka deklaruar si te certifikuar rezultatin elektoral të 12 qarqeve në vend, selia rozë ka zgjedhur të festojë fitoren e thellë me 83 mandate deputetësh.
Kryesocialisti Edi Rama, njëkohësisht edhe kryeministër, do të mbledhë të gjithë skuadrën e 11 majit në Pallatin e Brigadave.
Festa do mbahet në orën 18:00 të mbrëmjes dhe të ftuar mësohet se janë të gjithë kandidatët fitues dhe ata jofitues në zgjedhjet e 11 majit.
Partia Demokratike i ka kontestuar rezultatet e 11 majit me pretendime për manipulime dhe blerje masive te votave brenda dhe jashte vendit.