Kokalari thirrje Berishës: Publiko kontratën me LaCivita para zgjedhjeve! 6 mln, 10 mln, apo…

Politikë

Kokalari thirrje Berishës: Publiko kontratën me LaCivita para

Aktivitja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, i ka drejtuar një thirrje kreut demokrat Sali Berisha, por edhe sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, që të bëjnë publike kontratën me Chris LaCivita, strategun amerikan që ka marrë përsipër bashkë me ekipin e tij, të drejtojë fushatën e koalicionit “Aleanca Shqipëria Madhështore” për zgjedhjet e 11 majit.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari, referuar kontratës tashmë të bërë publike të lobimit me vlerë 6 milionë dollarë për heqjen e non grata-s, pyet Berishën se sa është vlera e kontratës me LaCivita dhe Manafort.

“Është një 6 milionsh tjetër? 10 million?

Çfarë do qoftë shuma, votuesi duhet ta di përpara 11 Majit”, shkruan Kokalari.

Postimi:

Sali Berisha dhe Flamur Noka. Bëni publike kontratën e Chris LaCivitës dhe Paul Manafort!! Për derisa ju keni dhënë $6 million këtyre të Rubios, është e domosdoshme për të gjithë të dimë sa po i jepni këtyre të tjerëve.

Është një 6 millionsh tjetër? $10 million? Çfarë do qoftë shuma, votuesi duhet ta di përpara 11 Majit!! Publikoni kontratën që firmosët në 10 Shkurt. Për dy javë janë zgjedhjet!

Boll gënjyet që doni bëni transparencë.

 

ME TE LEXUARAT