“Këto janë dokrra! Turp të kesh”, Rama përplaset me gazetarin dhe braktis emisionin

Politikë

“Këto janë dokrra! Turp të kesh”,  Rama

Kryeministri, Edi Rama ka vendosur të braktisë intervistën që ishte duke zhvilluar me Ilir Babaramon në Report TV.

E gjithë intervista ka qenë e shoqëruar me tone të ashpra, ku kryeministri ka preferuar që shumë prej pyetjeve të mos i përgjigjet, ndërsa herë pas herë i drejtohej Babaramos me togfjalëshin “turp të kesh”.

Ajo që e irritoi së tepërmi Ramën ishte pyetja për ndërrimin e logos së Teatrit të Operas dhe Baletit, ku iu kujtua se logoja e re kishte kushtuar së paku 20 mijë euro. Rama i kërkoi ndjesë qytetarëve që ishte ftuar të fliste si piktor dhe jo si kryeministër.

E ndërsa Babaramo tentoi që ta pyeste nëse do të dorëhiqej se nga detyra e kryetarit të partisë nëse humbet zgjedhjet e 25 prillit, Rama vendos të heq mikrofonin dhe të largohet.

Rama i dha fjalën Babaramos, që nëse ky i fundit do dëshironte do kthehej në studion e tij dhe do shuante shumë kureshtje të qytetarëve.

ME TE LEXUARAT