Kërcënohet deputeti i PS, Erion Braçe: Është nga këta zengjinët e rinj përhapur në këtë vend
Deputeti Erion Braçe ka lajmëruar në rrjetin e tij zyrtar në Instagram se është kërcënuar nga një person.
Sipas Braçes, personi që e kërcënoi i identifikuar si zoti Çekrezi i kishte kërkuar të hiqte dorë nga mbrojtja e tokës së lumit Seman pranë fshatit Imshtë.
Postimi i Braçes:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kam marrë një kërcënim dje nga njëfarë zoti Çekrezi-kështu prezantohet; është nga këta zëngjinët e rinj përhapur në këtë vend, plot arrogancë e tërbim. Sot, një ditë më pas, policia në Lushnjë, ka thërritur katër banorë të fshatit Imshtë-me i riu 65 vjeç, me i vjetri 82 vjeç; për të njëjtën gjë-përmbajtje, siç kërcënimi ndaj meje. Çfarë më kërkonte zoti Çekrezi; të hiqja dore nga mbrojtja e tokës së lumit Seman pranë fshatit Imshtë; të hiqja dorë nga mbrojtja e interesave të banorëve të këtij fshati; këtë-sipas tij duhet ta bëja publikisht!
Pra, më kërkonte të mos jem ky që jam e të mos bëj punën që kam; domethënë të mos mbroj interesin publik dhe të mos përmbush detyrimet e mia ndaj njerëzve që më kanë votuar e më kanë dhënë këtë punë! Tani dëgjo pak; e para, unë nuk kam frikë nga kush, madje përballjen e kam mënyrë jetese;
e dyta, për asnjë arsye private-përfshi dhe interesat e tua tregtare, nuk do tradhëtoja njerëzit, interesin publik e betimin e bërë në Kuvend! Ndërkohë që mos vazhdosh ti dhe ai që të asiston, të hani të dy apo të gjithë majdanoz, qoftë edhe bio e nga Imshta, po të fus në hullinë e ligjit; ligji nr 111/2012 për menaxhimin e integruar të burimeve ujore- në nenin 5 dhe vkm nr 748 date 1. 12. 2022 për përcaktimin e zonës, distancës dhe gjerësisë së brigjeve të burimeve ujore-në kreun 2, pika 6, germa dh, përcaktojnë qarte se:
*Në lumenjtë e mbrojtur me argjinaturë… zona, distanca dhe gjerësia e bregut, është hapësira mes argjinaturave dhe vijës ujore;
*zona, distanca dhe gjerësia e bregut është pronë e shtetit e patjetërsueshme dhe e paparashkrueshme, administrohet nga strukturat shtetërore.
E gjithë toka që zotrrote pretendon është në këtë hapesirë që me ligj është pronë e shtetit! Kuptove? Tani shporru nga telefoni im! ndërkohë: Po i bëj thirrje çdo strukture shtetërore të mos i bjerë ndesh interesit dhe pronës së shtetit në token e lumit Seman dhe çdo lumi tjetër;
do të jetë e rëndë përgjigja!