Kë po paralajmëron kryeministri nga Brukseli? Rama: Ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të...

Politikë

Kë po paralajmëron kryeministri nga Brukseli? Rama: Ne

Kryeministri Edi Rama teksa ka posuar një foto familjare nga Samiti i Brukselit, ku marrin pjesë liderët europiane, vjen një reagim aga ai.

“Vend i bukur njerëz të këndshëm fjalë të bukura foto të bukura dhe imagjinoni sa më bukur mund të ishte nëse premtimet e bukura do të pasoheshin nga një dorëzim i këndshëm…

Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”, shkruan Rama në Twitter.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjeter pasi lëshoi akuza në drejtim të Bullgarisë, se ky shtet ishte një turp në qëndrimin sa i takon çështjes së integrimit, kryeministri Edi Rama shfaqet ngjitur me homologun e tij bullgar, ende në detyrë, Boyko Borissov.

Në një foto familjare ku janë të gjithë liderët e Ballkanit dhe të Europës, Rama qëndron afër ‘kundërshtarit’ të tij lidhur me çështjen e negociatave, pasi vetoja bullgare pengon integrimin.

Ndërkohë, presidentja e Kosovës, shumë afër homologut të saj, Aleksandër Vuçiç.

ME TE LEXUARAT