"Karantina na pengon të votojmë në 25 prill", emigrantët shqiptarë në Greqi rebelohen me Komitetin Teknik

Politikë

"Karantina na pengon të votojmë në 25 prill",

Organizatat e emigranteve shqiptare kane reaguar ashper ndaj vendimit te Komitetit Teknik te Eksperteve ne Ministrine e Shendetesise ne Tirane per vendosjen e karantines 2 javore me detyrim per te gjithe shtetasit qe hyjne nga Greqia.

Sipas tyre vendimi me efekt dy javor, i marre ne daten 19 prill, pengon qytetaret shqiptare dhe emigrantet qe ndodhen ne Greqi, per tu kthyer ne Shqiperi dhe per te marre pjese ne votimet e 25 prillit.

Deklarata e Organizatave te emigranteve ne Greqi: 

Thirrje urgjente Komunitetit Teknik të Shëndetësisë, Ministrisë së Shëndetësisë, Institucionit të Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe Qeverisë Shqiptare, Avokatit të Popullit, institucioneve dhe organizatave në Mbrojtje të Drejtave të Njeriut.

Ne, një grup organizatash të emigrantëve shqiptarë në Greqi, shprehim indinjatën tonë të thellë ndaj propozimit të Komunitetit Teknik në Shqipëri për vendosjen e një periudhe karantine prej 2 javësh për emigrantët shqiptarë në Greqi që vijnë në Shqipëri përpara zgjedhjeve të përgjithshme.

Kjo masë e propozuar pengon dhe u mohon të drejtën e votimit emigrantëve shqiptarë që duan të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese edhe njerëzore për të votuar.

Për më tepër, ky është një akt diskriminues ndaj shqiptarëve në Greqi pasi emigrantët e vendeve të tjera lejohen të hyjnë në Shqipëri, ndërsa ata nga Greqia jo. Kjo është diskriminuese!

Kjo duket qartë një skemë e qëllimshme për arsye politike, por e cila penalizon, diskriminon dhe shkel të drejtat e emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Ju kujtojmë se rastet me Covid-19 në Greqi janë 30 për 1 milion banorë, ndërsa në Shqipëri 45 për 1 milion banor. Ndaj ky fakt ngre dyshime për arsye politike dhe jo shëndetësore.

I kujtojmë qeverisë shqiptare detyrimet që ka ndaj shqiptarëve jashtë atdheut:
- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Neni 8
1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.
2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.
3. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgimin kulturore kombëtare.

Po e njëjta “linjë” u përdor edhe për të drejtën e votës, ku ndërsa u miratua me ligj në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, pasi u konstituua dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ishte ky i fundit i cili vonoi të nxirrte aktet normative për të drejtën e votës të emigrantëve duke ia kaluar përgjegjësinë burokracisë dhe politikës, ndërsa duhej thjesht të zbatonte ligjin dhe asgjë më tepër.

Në vend që të përmbushen këto detyrime kushtetuese, këto masa të propozuara janë shkelje e plotë e të Drejtave të Njeriut dhe të Emigrantëve Shqiptarë në Greqi.
Ju bëjmë thirrje të tërhiqeni nga ky propozim dhe të rishikohet në kohë të mëvonshme në varësi të ecurisë të pandemisë dhe rasteve në të ardhmen.

Lul Puka (Cina)
Lidhja e Shoqatave Shqiptare Kretë
Fatos Malaj
Adrian Rakipi
Organizata “Arogji - Përkrahje”
Elona Kataro
Organizata “Jeta”
Jovan Mëhilli
Etmond Guri
Shoqata Kulturore dhe Artistike “Lushnja” në Greqi
Elona Gjergo
Shoqata Kulturore dhe Artistike “Korça” në Greqi
Idlir Zadija
Engjell Alizoti
Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Hanja”
Aleko Zeqja
Shoqata e Shqiptarëve “Kavalla”
Vangjel Halili
Shoqata “Bashkimi Shqiptar”, Iraklio, Kretë
Dritan Malvataj
Shoqata e Shqiptareve “Rrethimno”
Dr. Luan Zyka
Komuniteti Shqiptar i Selanikut
Bona Gjika
Shpresa Rajta
Shoqata Shqiptare Emigranteve Evia
Shoqata Emigranteve Ne Greqi
Gezim Muca
Shoqata e Shqiptarëve "Kasteli"
Altin Dhana
Shoqata e Taksistëve Shqiptarë Athinë

ME TE LEXUARAT