“Kam nevojë për patriotë, jo për çimkaxhinj”, Ilir Meta deklaratë të fortë: Duan "të vrasin" Tedi Blushin
Ilir Meta në një deklaratë për mediet ka propozuar Tedi Blushin si sekretar yë përgjithshëm të PArtisë së Lirisë.
Vendimi vjen pas dorëheqjes së Endrit Braimllarit ditën e djeshme nga ky post.
Meta: Këta nuk e kanë me Tedin por e kanë me Metën sepse duan që PL të jetë një vegël e shtetit të kapur nga Edi Rama, i cili ka krijuar fraksionin Duman-Dvoran-Adrian.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Duan të na vrasin Tedin sepse nuk bëjnë dot opozitën si Tedi. Tedi as ka firmosur për lobime, as ka qenë minsitër, as ka bërë ndonjë tender. Tedi është njeri që jep fjalën dhe shkon deri në fund.
Ai është shumë i qartë dhe i orientuar drejt dhe është patriot. Ilir Meta ka nevojë për patriotë jo për çimkaxhinj dhe çimkaxhesha. Unë jam partizan i organizmit perfekt me data, me afate, me objektiva.