"Jo-ja” për Shqipërinë, Berisha: Ja pse nuk u hapën negociatat

Politikë

"Jo-ja” për Shqipërinë, Berisha: Ja pse nuk u

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar për “dritën e kuqe” që iu dha sot Shqipërisë në Bruksel.

Me anën e një postim në Facebook, Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se mandatin e tretë qeverisës nuk e fitoi por sipas tij e vodhi.

Kryedemokrati shtoi se Rama u soll sot në Samitin në të cilin tha se nuk do të shkonte, si një dhi e zgjebosur që mban bishtin përpjetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Berisha, nuk ka nguruar që tu bëjë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e opozitës kundër qeverisë në datën 7 korrik.

Postim i plotë i Berishës:

Mandatin e trete nuk e fitove, por e vodhe!

Prandaj kurre nuk çelen negociatat me ty!!

Te dashur miq,

I sfazuar nga ‘JO’ e madhe e lidereve te BE per hapjen e negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut, Edi Rama u soll sot ne samitin ne te cilin tha se nuk do te shkonte, si nje dhi e zgjebosur qe mban bishtin perpjete!

Ai rrahu gjoksin duke thene si me krenari se: ‘M’u ndesh te fitoja nje mandat te trete qe te vazhdoja te prisja per celjen e bisedimeve dhe ishte shume te thoja te verteten qe arsyeja nuk eshte thjesht Bullgaria.’

Ne fakt, i them ketij hokatari, shkaku kryesor sic pohon edhe ai vete, nuk eshte Bullgaria, por pikerisht mandati i trete i rrembyer nga ai duke vjedhur vota.

Ky eshte shkaku i te gjitha shkaqeve qe me te BE nuk hap negociatat me Shqiperine.

Me Edi Ramen negociatat nuk hapen kurre! Me 7 korrik te gjithe jeni te ftuar ne proteste! Largimi i Rames eshte shpetimi i Shqiperise

ME TE LEXUARAT