Jenishehri: Do çoj Berishën në SPAK, mori vetëm firmën, s'na pyeti për listat e kandidatëve!

Politikë

Jenishehri: Do çoj Berishën në SPAK, mori vetëm

Selami Jenishehri deklaroi sot largimin nga koalicioni pasi thotë se është mashtruar nga Sali Berisha. 

“Kam firmosur se jam dakord të jem pjesë e koalicionit. Pas këtij momenti PD refuzoi ti japë jetë këtij koalicioni. Nuk është bërë asnjë mbledhje dhe nuk është firmosur asnjë dokument” 

Jenishehri thotë se dhe lista e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit është bërë nga Sali Berisha pa marrë asnjë mendim dhe pa u thirrur. Madje dhe fakti që Sali Berisha është vendosur si përfaqësues i këtij koalicioni është marrë nga vetë kreu i PD-së pa pyetur partitë e koalicionit.

"Kur bëhet lista e kandidatëve, ajo është e koalicionit e 26 partive e ti nuk i thërret fare për të marrë mendim. Ne nuk kemi qenë dakord që Sali Berisha të përfaqësojë koalicionin. Unë nuk e njoh Sali Berishën përfaqësues të koalicionit. Është dashur të bëhej mbledhje e të zgjidhej. Asnjë mbledhje asgjë nuk është bërë.

Ky koalicion nuk ka funksionuar. Vetëm se këta parti shfaqen dëshirën për të qenë në këtë koalicion dhe vunë firmën, por nuk funksionoi", tha ai në report.

 

ME TE LEXUARAT